Një intervistë e pazakontë është zhvilluar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Këtë të mërkurë ishte i ftuar Saimir Peli, për të folur për produktet e personalizuara. Piktori tërhoqi vëmendjen për ngjashmërinë me moderatorin Alban Musa, për shkak të fizikut të tyre.
Albani e cilësoi intervistën si më të çuditshme ndonjëherë, pasi siç theksoi ai, i duket sikur po interviston veten. “Intervista më e çuditshme që kam bërë ndonjëherë, më duket sikur po intervistoj veten”, tha Albani gjatë intervistës.
Nga ana tjetër, Saimiri u shpreh se kjo nuk i bën më përshtypje pasi dhe shoqëria e tij ia vë shpesh në pah ngjashmërinë me moderatorin. Peli foli për krijimin e atleteve të personalizuara, një biznes që e ka nisur tashmë prej një viti.
Ai tregoi se pikturat e realizuara në atletet bëhen me bojra akrilike, rezistente ndaj ujit. “Dizajni më i çuditshëm por dhe i bukur kanë qenë atletet më shkronja që dilte si gazetë. Është një nga punimet më të thjeshta, të çuditshme por dhe më i bukuri.”, tha ai. /abcnews.al