A është beteja me pandeminë si betejë lufte? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, dy veteranë të Vietnamit, Thomas Hall në Kansas dhe Marsha Four në Filadelfia, kanë folur për eksperiencën e tyre të luftës, koronavirusit dhe paralelet që shohin midis të dyve.
Mardha kaloi tre vjet në Vietnam si infermiere e ushtrisë amerikane, e vendosur në vijat e frontit në njësinë e kujdesit kritik. Ajo e kujton këtë periudhë të jetës si një kohë shumë të errët.
“Lufta të merr pas vetes, e mirë apo e keqe, bëhet e vetmja botë në të cilën jetoni. Asgjë tjetër nuk ekziston përveç asaj lufte dhe sigurisë e puna juaj që duhet të bëni brenda saj”, thotë ajo.
Tom ishte 20 vjeç kur zbriti me aeroplan në Saigon, informon abcnews.al.
“Ne të gjithë ishim shumë të rinj. Kam kaluar emocione të panumërta për të cilat as nuk kam qenë në dijeni”.
Tom shërbeu i roje i policisë ushtarake dhe mbajtës qensh në vitin 1969 dhe 1970, duke punuar kryesisht natën, vetëm, duke patrulluar zonat e zbarkimit ose bazat e mëdha.
Emocionet që ka ndjerë në atë kohë kanë qenë “një frikë e neveritshme”.
Ai tani është kryetar kombëtar i komitetit të stresit post traumatik dhe abuzimit të substancave për Veteranët e Vietnamit të Amerikës.
Përdorimi i metaforave të luftës kur u referohet përpjekjeve për të luftuar pandeminë është i drejtë, beson ai.
“Është një armik i padukshëm. Është duke vrarë njerëz në mënyrë të rastësishme dhe nuk marrim të gjithë masat për t’u fokusuar te ai, atëherë do të na pushtojë. Punonjësit e vijës së parë po vdesin. Infermierët dhe mjekët kanë vdekur duke luftuar, ashtu si në një luftë. Dhe ata po vënë jetën e tyre në vijën e parë, ashtu si në një luftë. Unë mendoj se paralelet janë të panumërta. Nuk mendoj se është një zgjatim”, tha ai.
Marsha bie dakord, duke thënë se sheh një paralele mes punës së punonjësve të kujdesit shëndetësor në pandemi dhe asaj që infermierët dhe mjekët bënin gjatë luftës së Vietnamit, informon abcnews.al.
“Kur sheh se çfarë duhej të duronin individët gjatë asaj kohe, ku çdo ditë ishte një kaos total. Çdo ditë ata duhej të jetonin nën stres dhe ankth jo vetëm për shkak të punës që u ishte kërkuar, por edhe të duronin dhimbjet ose të vdisnin pa askënd pranë”, tha ajo.
“Ata na shikuan si nënat e tyre, gratë e tyre. Ne ishim ata që i ndihmuam të kalonin në anën tjetër. Ne u dhamë forcë dhe guxim të besonin se kur të largoheshin, gjithçka do të ishte mirë. Kur shikon se çfarë po klon stafi në spitale sot, ka një krahasim dërrmues me disa gjëra që na duhej t’i përjetonim”.
Në SHBA, janë regjistruar mbi gjysmë milioni jetë të humbura në më shumë se një vit, më shumë sesa numri i të vdekurve amerikanë nga Lufta e Parë Botërore, Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Vietnamit së bashku.
Dhe si me luftën, Tom pret që pandemia do të ketë një ndikim të qëndrueshëm tek ata që punuan në vijat e frontit.
“Askush nuk e kupton saktësisht se çfarë kemi kaluar. Ishin miliona njerëz që shkuan në Vietnam dhe të gjithë kishin luftën e tyre. Ideja e të qenit të gjithë në të njëjtën situatë që përjetuan luftën me Covid në mënyra të ndryshme, ndihmon në ngjyrimin e harkut të jetës së tyre. Ata nuk do të jenë të njëjtë, pas kësaj”./Përshtati nga BBC, e.b-abcnews.al.