Zidane pas kualifikimit: Reali im ishte “top” në mbrojtje, merituam gjithçka

schedule23:34 - 16 Mars, 2021

schedule 23:34 - 16 Mars, 2021

Zinedine Zidane i është gëzuar kualifikimit në çerekfinale të Champions League, pas dy fitoreve kundër skuadrës së Atalanta. Real Madrid në takimin e sotëm triumfoi me rezultatin 3-1 dhe trajneri francez foli pas ndeshjes për “Sky Sport Italia”.

“Ishte një ndeshje e mirë nga ana jonë. Atalanta gjithashtu u paraqit mirë, por mbi të gjitha ne ishim mirë në mbrojtje. Veç kësaj ne e dimë që mund të bëjmë gjëra të mira me topin. Mendoj se ishte në përgjithësi një ndeshje e mirë, nga fillimi në fund.

Ky ishte objektivi për ne, që të kualifikohemi. Kishim bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë, por e dinim që do të ishte e vështirë. Ishte e vështirë në fakt, por kemi luajtur mirë. Në përfundim të dy ndeshjeve e ndjej se e kemi merituar kualifikimin në çerekfinale.

Nuk kemi arritur asgjë akoma, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Kjo vlen për Champions League dhe për La Liga”, është shprehur Zidane, pas duelit kundër Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!