Në Torino “ndezin fitilin”, tentojnë shkëmbimin e madh me Barcelonën

schedule18:36 - 16 Mars, 2021

schedule 18:36 - 16 Mars, 2021

Paulo Dybala këtë sezon nuk ka qenë në gjendje të ndihmojë Juventusin në fushë për shkak të problemeve të njëpasnjëshme fizike, që e kanë shoqëruar që nga fundi i sezonit të shkuar, kur u infektua me Covid-19.

Jo vetëm kaq, por rinovimi i tij me Juventusin nuk duket në horizont dhe ka ngecur, teksa vera e 2022 nuk është aspak larg, duke ditur se janë vetëm 2 merkato përpara. Juventus ka nisur të mendojë skenarë dhe njëri prej tyre është më shumë se i bujshëm.

 

Në Torino po mendojnë për një shkëmbim mes Griezmann dhe Dybala. Barcelona në fakt e ka në shitje francezin por kërkon para në krahun tjetër. Por ideja e Juves nuk mund të përjashtohet duke ditur faktin se Dybala ka qenë subjekt i merkatos katalanase në të shkuarën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!