Mark Marku i përgjigjet Ramës: Shfryn nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit

schedule15:54 - 16 Mars, 2021

schedule 15:54 - 16 Mars, 2021

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas ironisë që ky i fundit përdori ndaj tij në prezantimin e planit për arsimin.

Marku thotë se Rama ka marrë përsipër të përgojojë të gjithë deputetët e opozitës. Ai shprehet se shqiptarët duhet të durojnë deri më 25 Prill.

“Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.  Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve.  Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.  Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike”, shkruan Marku në rrjetet sociale./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!