Ky frut nga Xhamajka mund t’ju vrasë

schedule12:02 - 16 Mars, 2021

schedule 12:02 - 16 Mars, 2021

Ackee  është një frut me lëkurë të kuqe që kultivohet në Xhamajkë dhe zakonisht gatuhet me peshkun e kripur. Këto dy përbërës gatuhen në formën e një gjelle, që konsumohet çdo mëngjes edhe nga njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt.

Kur gatuhet, tuli i verdhë i frutit Ackee bëhet ngjyrë bezhë. Aroma e saj e butë ekuilibron në mënyrë të përsosur kripësinë e mprehtë të peshkut. Megjithëse klasifikohet teknikisht si një frut, Ackee në Xhamajkë trajtohet si perim dhe turistët e ngatërrojnë shpesh me vezë të fërguara, informon abcnews.al.

Pavarësisht nga lëkura e gjallë vermilion, Ackee ka një anë të errët; fruti është helmues kur është i papjekur. Ngrënia e tij para se të piqet shkakton atë që njihet si sëmundje e të vjellave në Xhamajka, e cila, në raste të rralla, pasojat mund të jenë fatale.

Revista Time ka renditur Ackee si një nga 10 ushqimet më të rrezikshme në botë. Si rezultat, tregtia e tij kontrollohet me kujdes. Në 1973, FDA Amerikane (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) ndaloi importimin e Ackee në SHBA.  Por, pas një fushate të gjatë lobimi nga Task Force Jamaica Ackee, ndalimi u hoq pjesërisht në vitin 2000, duke lejuar që fruti të importohej i konservuar ose i ngrirë, për sa kohë që plotëson rregullat e forta të FDA, informon abcnews.al.

Për xhamajkanët, nuk ka kufizime të tilla. Ackee shpesh shitet buzë rrugës në tavolina të improvizuara, vetëm disa metra nga pema e saj mëmë.

Ackee është e sigurt ta marrësh kur fruti është hapur në mënyrë të natyrshme dhe mund të shihni bishtajat e verdha në brendësi të saj.

Ackee përmban një gaz toksik, hipoglikinë A, i cili lirohet kur fruti hapet, që do të thotë se është i pjekur dhe i gatshëm për konsum./e.b-abcnews.al