Në 30 vjetorin e vendosjes së raporteve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është shprehur se partneriteti me Amerikën ka një rëndësi të veçantë në transformimin e vendit.
Xhaçka ndër të tjera ka theksuar se roli i SHBA është shumë i rëndësishëm sidomos në Reformën në Drejtësi me të gjithë kundërshtimet e marra nga fronti reformë.
“Kim e di historinë time. Stërgjyshi im jetoi në amerikë për 30 vjet por u rikthye për të kontribuar për vendin e tij. Unë shkova studiova atje për tu kthyer më pas në Shqipëri si im gjysh për të kontribuar për vendin tim. Kam qenë 10 vjeç kur Shqipërinë evizitoi James Backer. Babai më kishte marrë per ta parë. Për mua për kush e di për sa familje si e imja ishte një moment bashkimi.
Marrëdhënia mes vendeve tona është kaq e fortë sepse ngrihet mbi themelet e lidhjeve njerëzore që jetojnë mes nesh. Është më shumë se aq një marrëdhënie mes dy popujsh që i bashkojnë vlerat dhe fijet e panumërta familjare dhe njerëzore. Faktet e kanë treguar sa jetike ka qenë marrëdhënia me SHBA dhe Shqipërisë. Si do kishte qenë historia e tranzicionisht Shqiptar pa mbështetjen e SHBA.
Në çdo moment SHBA ka qenë aty për ne na ka mbështetur. Shqipëria me shumë probleme dhe sfida sot ka shumë pak gjëra të përbashkëta me Shqipërinë e atëhershme. Reforma në drejtësi do kishte qenë më e vështirë pa këtë mbështjen të SHBA. Mjafton të shohësh qëndrimin e opozitës. Po shihja dokumentet që janë vënë sot dhe njëri ishte marrëveshje. Shqipëria është një vend i sigurt për investime serioze. Kur Yuri të dërgojë një letër në 60 vjetor kjo marrëdhënie do ketë ecur më shumë“, ka thënë Xhaçka. e.su./abcnews.al