Mbrëmjen e sotme në emisionin Log. me gazetarin Endri Xhafo, Grida Duma komentoi dy figurat e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.
Për Grida Dumën vendosja e dy figurave në listat e kësaj force politike është një dëshpërim, pasi sipas saj shqiptarët duan t’i harrojnë tragjeditë.
Lexo edhe: Debat i fortë, Duma-Spiropalit: Hoqët Majkon, jeni bërë ku thërret qameti, Xhafaj aty e meriton
Gjatë bisedës në studio ajo theksoi se pandemi në Shqipëri është keqmenaxhuar dhe se qytetarët gjatë kësaj periudhe janë futur në borxhe, ndërsa paralajmëroi edhe të dhëna jopozitive për mjeken Najada Çomo.
“Për të mos u marrë personalisht them se nuk mundet të mendosh që ky është moment por vetëm dëshpërim. Se si do të dalin disa të dhëna për zonjën Çomo, por këtë do t’ja lëmë të dhënave siç e thonë njerëzit. Nuk ja njoh reputacionin. Por nëse është figurë mitike e pandemisë dhe pandemia është menaxhuar keq… Tani çfarë doni ju? Në një situatë ku pandemia i ka çuar njerëzit në borxhe unë nuk e di se si mundesh t’i të mendosh që në krye sistemit të dështuar, krye-dështimi të jetë sukses?”, tha Duma.
Nga ana tjetër për, Elisa Spiropalin, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo janë dy luftëtare dhe një dëshmi e qartë që sipas saj tregon se si punon Partia Socialiste.
“Dy luftëtarë në këtë kohë të vështira të tërmetit dhe pandemisë. Janë dëshmia më e qartë se si punojmë ne. Se si i gjendemi njerëzve në kohë të vështirë. Në listën tonë të Tiranës ne kemi siguruar që kemi aty luftëtarët e parë si me Covid-19 si me rikuperimin nga tërmeti. Dhe në të 12 qarqet tona gratë kryesojnë listat. Pra jemi të hapur për vetëkorigjuar. Ndërsa Rindërtimi është një projekt madhor që nuk parashikon vetëm rindërtimin e shtëpive individuale”, tha Spiropali.
/abcnews.al/