Fondi i Investimeve Direkte të Rusisë (RDIF) njofton se ka arritur marrëveshje për të prodhuar vaksinën kundër Covid-19 “Sputnik-V” nga kompani në Itali, Spanjë, Francë dhe Gjermani në pritje të miratimit nga Bashkimi Evropian.
“Aktualisht ka diskutime të tjera në proces për të rritur prodhimin brenda BE. Kjo do të na lejojë të fillojmë furnizimin e tregut të brendshëm Europian me “Sputnik-V” pasi të jetë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave” thuhet në deklaratë.
Të hënën e kaluar një zyrtar i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) parandaloi shtetet anëtare të Bashkimit Europian të miratonin për përdorim emergjent vaksinën ruse “Sputnik-V” kundër Covid-19 me argumentin se aktualisht ka dhëna të pamjaftueshme për individët e vaksinuar.
Pak ditë më parë i hapi derën vaksinës ruse edhe asaj kineze edhe Shqipëria duke miratuar autorizimin (lexo ketu)./ db/Abcnews.al