Gasperini: Ata s’kanë vetëm Benzema, Gjimshiti gati për betejën me Real Madrid

schedule18:36 - 15 Mars, 2021

schedule 18:36 - 15 Mars, 2021

Atalanta ka nesër detyrën e vështirë për të përmbysur skuadrën e Real Madrid, që ka fituar ndeshjen e parë në Itali më shifrat 1-0, e ndihmuar edhe nga një karton i kuq i Atalantas në nisje të pjesës së dytë.

Para kësaj ndeshje në konferencë për shtyp ka folur trajneri i bergamaskëve, Gasperini, që premton maksimumi e ekipit nesër dhe tregon lajmin e mirë se Gjimshiti është gati për ndeshjen e nesërme dhe ka kaluar dëmtimin e pësuar ndaj Spezias, ku u zëvendësua pas 56 minutash lojë.

“Ka kaluar një vit që nga ndeshja e sezonit të shkuar me Valencian, që ka qenë ndeshja e fundit, që kemi luajtur me tifozë. Takojmë Realin pas humbjes së ndeshjes së parë. Ata ishin favoritë më parë, tani më shumë.

Por ne jemi ende aty, duam të bëjmë përshtypje të mirë dhe të bëjmë një ndeshje sa më konkurruese. Është mendjemadhësi të mendojmë vetëm fitoren me Real Madridin. Ne duam të bëjmë një ndeshje të shkëlqyer, që shpresoj të jetë e mjaftueshme për të shkuar më tej.

 

Benzema është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por Reali nuk ka vetëm atë, ata janë të aftë të shkojnë te goli në shumë mënyra. Gjimshiti është rikuperuar plotësisht. Kishte një shembje dhe e ka kaluar plotësisht brenda një kohe të shkurtër.

Deri më tani ka qenë rrugëtim shumë i vështirë, kaluam një gruo më të vështirë se vitin e shkuar dhe tani përballemi me Real Madrid”, tha ndër të tjera Gasperini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!