Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Pfizer ka anuluar vizitën e tij në Izrael pasi rezultoi se nuk është tërësisht i vaksinuar kundër koronavirusit. Sipas raportimeve të N12, Albert Bourla, po ashtu edhe anëtarë të tjerë të delegacionit që planifikohej ta shoqëronin gjatë vizitës, nuk e kanë marrë ende dozën e dytë të vaksinës.
Si rezultat, u vendos që të shtyhej vizita me disa ditë dhe kjo lëvizje sjell një sfidë logjistike pasi vendi ka së shpejti zgjedhjet.
Bourla deklaroi në dhjetor se nuk e kishte bërë ende vaksinën pasi nuk donte që të futet pa radhë, dhe se do të priste derisa grupit të tij t’i vinte radha për t’u vaksinuar. Për këtë arsye, ai e ka bërë dozën e parë, por ende jo të dytën.
“Ne vijojmë që të jemi të interesuar për të vizituar Izraelin dhe për t’u takuar vendimmarrësit,” tha një zëdhënës i Pfizer për mediat. “Vizita me shumë siguri do të planifikohet nga fundi i pranverës.” sb/abcnews.al/