Gazetari Artan Hoxha ka kujtuar tragjedinë e ndodhur në Gërdec 13 vite më parë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se politikanët tanë bëjnë sikur e kanë harruar dhe nuk ka ndodhur kurrë. Ai shprehet se sot në memorialin e kësaj tragjedie ishin vetëm familjarët e viktimave dhe asnjë qeveritar, deputet apo politikan i kujtdo force politike.
“E mbani mend Gerdecin?!
Po 26 te vraret e shperthimit apokaliptik?!
Po ATE kryeministrin, qe nuk njihte baxhanakun?!
Po ATE tjetrin, qe sot eshte kryeminister dhe i rrihte shpatullat atij, qe nuk njihte baxhanakun?!!!
15 mars 2008 – 15 mars 2021
Kane kaluar vetem 13 vite nga ajo dite kobzeze, por politikanet tane bejne sikur e kane harruar.
Sikur nuk ka ndodhur kurre…
Sot, ne memorialin kushtuar kesaj tragjedie ishin vetem familjaret e viktimave…
Asnje qeveritar. Po asnje per be…
Asnje opozitar. Po asnje fare…
Asnje politikan. Po hic fare nuk pati…
Asnje deputet, po kokerr nuk shkoi…
Ne foton e fundit eshte njeri nga komplekset e banimit me luksoz ne kryeqytet, e ka ndertuar Mihal Delijorgji pasi doli nga burgimi per Gerdecin…
Aty ka shume lokale te mira. Fundja pse te shkonin kot deri ne Gerdec.
Gerdecin nuk e mban mend njeri.
Me mire nja kafe apo nje dreke te kompleksi Mihalit, te ish-parku, ben vaki ta kesh falas se paguan pronari….”, shkruan Artan Hoxha./mv.abcnews.al


