Nëna e Morena Tarakut është ndarë nga jeta shumë vite më parë. Në rrjete sociale, nuk mungojnë dedikimet nga ana e saj për njeriun e saj më të shtrenjtë duke treguar se sa shumë ia ndjen mungesën. Për festën e 8 Marsit, këngëtarja shkroi disa fjalë prekëse për të ndjerën.
“Nëse trëndafilat rriten në qiell, Zot të lutem zgjidh një tufë për mua. Vendosi në krahët e nënës time dhe thuaj që janë nga unë. I thuaj që e dua dhe më mngon. Urime dita e nënave.”, shprehej Taraku.
https://streamable.com/87nd9t
Ndërkohë, ditën e sotme Morena ka marrë një surprizë të këndshme nga fansat e saj. Me anë të një programi, ata kanë bërë si të “gjallë” nënën e saj dhe këngëtarja është shprehur e entuziazmuar nga ky gjest. /abcnews.al