Ekzekutoi Behar Sofinë ne qendër të Tiranës, zbulohet mesazhi në telefonin e Ernejt Shytit

schedule12:24 - 15 Mars, 2021

schedule 12:24 - 15 Mars, 2021

Gjykata la sot në burg katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër personat që akuzohen si të përfshirë për vrasjen e biznesmenit.

Ernejt Shyti është i vetmi që ka pranuar krimin, ndërsa pohoi se ka kryer ai ekzekutimin më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra Shyti në seancën e sotme ka preferuar të mos flasë, duke u shprehur të se nuk do të japë shpjegime.

Provat më të forta që ka gjykata janë përgjigjet e ADN-së, kamerat e sigurisë dhe përgjimet e prokurorisë. Burime bëjnë me dije se në telefonin e Shytit kishte mbërritur një sms ku thuhej: “Sapo doli”.

Sakaq, tre të arrestuarit e tjerë nuk e kanë pranuar të jenë të përfshirë në vrasje. Në seancën e sotme, Xhuliano Visha njëri nga të arrestuarit ka pohuar se ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin.

Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë.

Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për trafik të lëndëve narkotike. g.v/abcnews.al