Vrasja e Behar Sofisë, gjykata merr vendimin për 4 të arrestuarit

schedule11:36 - 15 Mars, 2021

schedule 11:36 - 15 Mars, 2021

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit, si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit.

Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra, Xhuliano Visha njëri nga të arrestuarit ka pohuar në seancë ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.

“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Visha akuzohet për  “vrasje me dashje e kryer ne bashkëpunim”.

Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin. Po ashtu, Leonar Xhixha ka pohuar se me Skënder Vathin janë kushërinj por nuk ka asnjw lidhje me vrasjen.

Ernejt Shyti në seancën e sotme ka thënë  se nuk do të flasë dhe të japë shpjegime. Ernejt Shyti është personi që shkrepi armën dhe la të vdekur biznesmenin. Ai ka pranuar krimin, ndërsa më 13 mars ai u dërgua sërish në vendngjarje, pasi deklaroi se armën e kishte hedhur në lumin Lana. Polumbarët e Renea-s nisën kërkimet, por pa rezultat.

Shyti ka pranuar krimin ndërsa që ka thënë se organizator i këtij krimi ishte i arrestuari Skënder Vath, nga i cili do të merrte edhe një shumë parash për vrasjen e biznesmenit Sofia.

Provat më të forta që ka gjykata janë pergjigjet e ADN-së, kamerat e sigurisë dhe përgjimet e prokurorisë. g.v/abcnews.al