Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë mes të arrestuarve ka të dënuar për shitje të lëndeve narkotike dhe për dhunë në familje.
Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 25 vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë:
Bien në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në zbatim të planit të masave për kontrollin e gjithë territorit, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale :
E.K., 17 vjeç, banues në Kavajë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ç. D., 36 vjeç, pasi ka vjedhur disa materiale në banesën e shtetasit E. V.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. A., 24 vjeç, pasi Gjykata e shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Ndërkohë nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 34 vjeç, pasi ka vjedhur një aparat celular të një shtetasi.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 54 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :
G.D., 48 vjeç dhe U. M., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;
A.H., 25 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;
E.Xh., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja mjetin me drejtues F. Ç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi F. Ç., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;
P.K., 62 vjeç, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, për të bërë testin e alkolit me aparatin digital drager.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al