Një i ri shqiptar përmes një postimi në Instagram ka postuar një video ku duken të gjithë skajet e Shqipërisë nga Vermoshi në Konispol.
Videoja e krijuar nga Erald Halili, duket se nuk ka kaluar pa u parë edhe nga themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg.
Së fundmi, Halili ka ndarë në InstaStory suksesin e radhës, ku vihet re mesazhi që i ka dërguar Mark Zuckerberg.
View this post on Instagram
Sipas postimit të publikuar nga i riu themeluesi i Facebook ka uruar shqiptarin.
“Çfarë po ndodh në Shqipëri në këto momente? Unë kam parë postimin tënd kudo në Instagram Stories. Urime”, thuhet në mesazhin e Zuckerberg./abcnews.al



