Borë dhe ulje temperaturash, zbuloni surprizat e motit gjatë javës

schedule08:15 - 15 Mars, 2021

schedule 08:15 - 15 Mars, 2021

Vendi ynë pritet që gjithë javën të përfshihet nga një mot i paqendueshëm me reshje shiu dhe bore.

Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja  në një prononcim për abcnews.al bën me dije se reshjet e shiut do të jenë prezentë në të gjithë vendin, duke u zëvendësuar herë pas here me reshje bore në zonat veriore dhe verilindore më të theksuara.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të kemi një rënie të temperaturave në vlerat minimale ku gjatë javës do të shkojë në vlerat deri në -4 gradë.

“Vendi ynë është ndikuar nga kushte të paqëndrueshme duke sjelle reshje shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që deri ditën e Premte ne të kemi kushte të paqëndrueshme të motit me vranësira, reshje shiu dhe prezencë të reshjeve të borës në disa zona të vendit.

Përjashtojmë ditën e martë ku pritet që reshjet të jenë më të pakta, dita e hënë e mërkura, e enjtja dhe e premtja pritet të jenë në këto kushte moti. Duke qenë se do të kemi dhe ulje të temperaturave do të kemi shfaqje të reshjeve të borës në zonën veri dhe verilindje dhe më të pakta në zonat juglindore.

Sa i përket vlerave termike mëngjesi i kësaj të hëne ka shënuar vlerat -1 deri në -2 në zonat malore dhe maksimalja pritet të regjistrohet deri në 14-15 gradë në shtrirjen perëndimore. Nga e marta dhe në vazhdim pritet që të kemi një rënie graduale të temperaturave nga dita në ditë duke shkuar nga -4 deri në -5 në ekstremin veriore. Gjithashtu pritet që të kemi dhe praninë e erës deri të mërkurën”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo thekson se të njëjtat kushte atmosferike do të jetë e përfshirë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!