Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha duke vënë veroren në Elbasan: Ne do të sjellim ndryshimin

schedule22:07 - 14 Mars, 2021

schedule 22:07 - 14 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale momente nga vizita e tij sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës.

Në një nga fotot e publikuara Basha shihet teksa një vajzë i vendos veroren, simboli i kësaj feste. Në diçiturë kryedemokrati shkruan se do të sjellin ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë.

“Ne do të sjellim ndryshimin për fëmijët e Elbasanit dhe për të gjithë fëmijët e Shqipërisë! Ndryshimi po vjen!”, shkruan Basha.

Kujtojmë se Dita e Verës u shoqërua sot me incidente, pasi kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama mbërritën në qendër të Elbasanit në të njëjtin orar. Qëndrimi shumë pranë njëri-tjetrit në bulevardin kryesor të Elbasanit solli përplasje verbale dhe fizike mes mbështetësve të PD dhe PS. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!