Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha uron kreun e ri të LDK: Pres me kënaqësi të punoj me Lumir Abdixhikun

schedule19:09 - 14 Mars, 2021

schedule 19:09 - 14 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë. Kryedemokrati thekson se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova.



Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!