Një 26-vjeçar i prekur nga Covid është hedhur nga kati i tretë i spitalit të Elbasanit. Siç raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja i riu me inicliale H.P është në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar emocionale ka ndërmarrë këtë vendim.
Hedhja nga lartësitë e spitaleve të të sëmurëve me koronavirus është kthyer në fenomen shqetësues, ku Elbasani shënon sot rastin e gjashtë. Në Tiranë pesë persona kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga dy spitalet Covid. g.v/abcnews.al

