Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha në Elbasan: Bashkë do t’i japim fund të keqes, më 26 prill festojmë sërish Ditën e Verës

schedule17:21 - 14 Mars, 2021

schedule 17:21 - 14 Mars, 2021

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndërsa ishte sot në Elbasan me rastin e Ditës së Verës është takuar me përfaqësues të familjeve të vjetra të qytetit.

Basha u shpreh se të gjithë bashkë do t’i japin fund të keqes, sipas tij. “Sot si Ditë Vedre dhe ditë shprese që të gjithë bashkë më 25 prill do ti japim fund kësaj të keqe. Thirrjes për ndryshim po i përgjigjemi ne. Thirrja vjen nga çdo shtëpi dhe familje. Dita e Verës është dita kur shpresa thyen frikën siç e thyen pranvera dimrin. Në Elbasan do të vendoset në piedestal qytetaria. Të bëhemi të gjithë bashkë që në 26 prill të festojmë edhe njëherë ditën e Verës, ditën e ndryshimit”, tha Basha.

Gjithashtu kryedemokrati është ndalur edhe tek çështja e kulturës, ku theksoi se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte dhe siç ishte.

“Teatri do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Një shoqëri nuk ka nevojë thjeshtë të mbushë barkun, por shpirtin dhe mendjen dhe këtë e bëjnë artistët.

Duhet të rikonceptojmë të gjithë mënyrën si qeveria mbron artin dhe kulturën. Trashëgimia kulturore është mbytur nga babëzia. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore do të jetë parim absolut.  Unë e ndjej si thirrje për ti prirë betejës për këtë ndryshim. Ti prijë betejës për ndryshimin”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!