Munishi e nis me triumf me Gjilanin, “paqe” mes Ballkanit e Dritës

schedule15:20 - 14 Mars, 2021

schedule 15:20 - 14 Mars, 2021

U luajtën sot tre ndeshje të javës së 25-të të Superligës së Kosovës. Drenica dhe Arbëria u ndalën në barazim 1-1. Ky ishte barazimi i dytë rresht për skuadrën e Bledar Devollit, teksa për skuadrën e tij shënoi Eglentin Gjoni.

Ismet Munishi e nisi mbarë aventurën te Gjilani. Skuadra e tij mundi me shifrat 2-1 Trepça ’89. Gerhard Progni shënoi në minutat 3 dhe 48, ndërsa goli i Berishës në fund nuk e ndryshoi destinacionin e tre pikëve.

Supersfida tjetër mes Ballkanit dhe Dritës është mbyllur në barazim pa gola. Dy skuadrat prodhuan pak për të synuar fitoren e këtij takimi, teksa Ballkani luajti për më shumë se 10 minuta me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Sinanit, por Drita nuk ia doli të përfitojë. /abcneës.al

Superliga e Kosovës, Java 25
Ballkani-Drita 0-0
Gjilani-Trepça ’89 2-1
Shënues:
Progni  4’, 50’/ Berisha 86’
Drenica-Arbëria 1-1
Shënues:
Gjoni 30’/ Kashtanjeva 81’