Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Twitter në lidhje me përplasjen e ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Elbasanit.
Rama thotë Basha është bërë një manekim i pengmarrësve dhe shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamunj partie.
“Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!”, shkruan Rama./mv.abcnews.al