Pas incidentit të ndodhur në Elbasan, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë për mediat duke deklaruar se nuk duhet të japë llogari për orarin se kur duhet të vijë në qytet, duke theksuar se përplasja nuk duhet të ndodhte. Rama u ndal te procesi i vaksinimit duke e cilësuar si A-ja dhe Zh-ja e ditës së tij.
“Nuk kam pse jap llogari për orarin kur duhet të vij. Nuk kishte pse të ndodhte një gjë e tillë. Unë jam këtu për të respektuar një traditë të kësaj feste që prej kohësh është kthyer edhe në festë kombëtare. Jam këtu për të uruar të gjithë pa përjashtim që të kenë një festë të gëzuar dhe një verë të gëzuar.
Unë dhe ne po përpiqemi të bëjmë çmos që vera të jetë e lehtësuar nga pasha e rëndë prej situatës së imponuar nga armiku i padukshëm duke garantuar një vaksinim sa më intensive. Kemi filluar dje me mësuesit dhe pedagogët.
Vazhdojmë jo me ritmin e domosdoshëm me të moshuarit. Ky është mendimi i fundit para se të flejë ato orë të pakta, që të garantojmë doza të konsiderueshme që vera të jetë si kjo ditë e bukur dhe e ardhmja e afërt të jetë e çliruar nga goditjet që virusi bën në familjet tona. Kjo është arsyeja pse jam këtu. Kjo është A-ja dhe Zh-ja e ditës sime. Ta bëjmë këtë verë sa më të lehtë dhe të çajmë rrethimin e virusit”, u shpreh Rama
Më pas Rama u ndal në një familje elbasanase, ku deklaroi se do të nisë puna për realizimin e projektit për transformimin e lagjes së kalasë së qytetit. “Do ta realizojmë projektin për transformimin e lagjes së Kalasë. Do e bëjmë si ato në Korçë dhe Vlorë se ka goxha potencial”, tha Rama.
/mv.abcnews.al

