Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka shprehur hidhërim për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut të njohur endokrinolog Gerond Husi.
“Pas disa ditësh betejë me virusin e rrezikshëm, dr. Gerondi është ndarë nga jeta sot në moshën 50 vjeçare. E hidhëruar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr. Gerond Husit, njeri dhe profesionist i shkëqyer, që nuk ia doli dot në betejën me #covid-19.
Dr. Geri i ka shërbyer me mijëra pacientëve në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT, profesionist i rrallë dhe i palodhur në komunikim me pacientët. Dr. Geri do i mungojë të gjithëve, Matildës dhe djalit të tij të dashur, familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që i shërbeu me aq humanizëm. U prehsh në paqe Dr. Geri”, shkruan Manastirliu.
Lexo edhe: Humb jetën nga koronavirusi mjeku Geron Husi, mesazhi prekës i Tritan Kalos
/abcnews.al/