Intervista bombë një “shuplakë” për Meghan-Harry, bie ndjeshëm popullariteti i tyre

schedule19:26 - 12 Mars, 2021

schedule 19:26 - 12 Mars, 2021

Popullariteti i princit Harry dhe Meghan Markle ka rënë në nivelet më të ulëta pas intervistës së tyre bombë me Oprah Winfrey, sipas një sondazhi të ri. Akuzat për racizëm brenda Familjes Mbretërore dhe shumë deklarata të tjera të forta duket se kanë ndikuar për keq tek publiku britanik. Popullariteti i Harry-t ka rënë me 15 pikë që nga transmetimi, ndërsa Markle me 10 pikë.

Shifrat tregojnë se 45 përqind e britanikëve tani kanë një mendim pozitiv për Princin Harry, ndërsa 48 përqind kanë një mendim negativ. Ndërkohë, rezultatet e popullaritetit të Meghan gjithashtu kanë rënë ndjeshëm. Aktualisht, vetëm një e treta (31 përqind) e britanikëve kanë një mendim pozitiv për dukeshën e Sussex-it, ndërsa më shumë se (58 përqind) e shohin atë negativisht.

Vlerësimet e popullaritetit të Princit Harry dhe Meghan Markle kanë rënë në nivelin më të ulët ndonjëherë pas intervistës së tyre me Oprah Winfrey, sipas një sondazhi të ri

Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë pas intervistës:“E gjithë familja është e pikëlluar kur mësoi se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht.“

Kujtojmë që Meghan-i deklaroi se një anëtar i familjes mbretërore kishte shprehur shqetësimin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj, që akoma nuk kishte ardhur në jetë. Ajo u shpreh se situata brenda familjes ishte kaq stresuese saqë kishte menduar vetëvrasjen. Dukesha shtoi se kishte kërkuar ndihmë nga Pallati por ishte refuzuar. /abcnews.al

Prince Harry and Meghan Markle are boycotting The Sun but without publicity  what are they?

Meghan Markle and Prince Harry will have no privilege, no role, no money –  is this the future they really want?

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!