Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I ati feston ditëlindjen, Rita Ora e uron me fotot e rralla nga fëmijëria

schedule17:37 - 12 Mars, 2021

schedule 17:37 - 12 Mars, 2021

Sot është një ditë e veçantë në familjen e Rita Orës. I ati i saj, Besnik Ora feston 60-vjetorin e lindjes dhe një urim special për të ka bërë dhe këngëtarja. Autorja e hitit “Anywhere” ka vendosur ta urojë njeriun më të shtrenjtë të saj me disa fotografi të rralla nga fëmijëria.

“Gëzuar 60-vjetorin e lindjes për babain tim të jashtëzakonshëm. Po të dërgoj kaq shumë dashuri”, ka shkruar Rita krahas fotove në të cilën shfaqet me babanë dhe të motrën, Elenën kur kanë qenë në moshë fare të vogël.

Kujtojmë që Rita, krahas skandalit të festës së paligjshme që mbajti për 30 vjetorin e lindjes, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe për romancën me Romain Gavras. Ky i fundit konfirmoi ndarjen me këngëtaren vetëm pak ditë më parë, dhe shkak është distanca. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!