Emisioni “Stop” ka blerë produkte ushqimore në Maqedoni dhe i ka kaluar pa a asnjë problem apo kontroll në pikën doganorë të Bllatës në Peshkopi.
Shitësja – Kafe, kafe… sfungjer, sapun… 20, 30, 40, 50, 60, 70, 80, 90, 100, 110, 120, 130, 140, 150, 160, 170, 180.
Qytetari – Faleminderit!
Shitësja – Ditën e mirë!
Vaj, detergjentë, kafe, pije freskuese dhe gjithçka tjetër në sasi të konsiderueshme janë ngarkuar në makinë dhe i kanë shpëtuar çdo lloj verifikimi.
Qytetarja – Do të na nxjerrin ndonjë gjë?
Taksisti – Po varet, bën vaki nuk del ndonjë i madh… kalojmë rehat. Bën vaki të jetë drejtori aty, detyrimisht do të kontrollojnë imtësisht.
Qytetari – Po këto maqedonasit thonë gjë, jo?
Taksisti – Jo! Në Maqedoni jo, atje tek ne, po të marrësh tek ne e të vish këndej të flasin këto.
Taksisti – Ta fshihnim atë… si e ka, kafen. Se kafja nuk lejohet.
Qytetarja – Pse këto këtu nuk të kontrollojnë fare?
Taksisti – Këtu jo, atje!
Qytetari – O flori, po na kërkuan ndonjë kafe, sa bëhet fjalë? T’i lemë ndonjë 50 mijë lekëshe apo..?
Taksisti – Joo!
Qytetari – Po pse, janë shumë?
Taksisti – Ndonjë 5 mijë lekësh a 10 mijë lekësh maksimumi. Mirupafshim! Shiko ku i kaluam pa problem!
Qytetarja, së bashku me produktet e shumta, e kaluan pa asnjë problem doganën, por u kthye për të pyetur doganierët se çfarë ndodh në këto raste. Ata thanë se duhet t’i kishin kontrolluar, por do të pretendonin se nuk i kishin parë.
Qytetarja – Shiko! Mora disa ushqime në Maqedoni dhe kur kalova domethënë, nuk pata kontroll dhe kam hallin kur t’i kaloj në Tiranë mos duhet ndonjë letër shoqëruese ndonjë gjë?
Doganieri – Sa ke marrë? Sa janë, sa lekë?
Qytetarja – Ja!
Doganieri – Çfarë ushqimesh ke marrë? S’të paskemi parë ne fare.
Qytetarja – Kam marrë kafe, gjëra…
Doganieri – Sa kafe, shumë kafe?
Qytetarja – S’e di, 10 pako.
Doganieri – Oho, si s’të paskemi parë ne këtu?
Qytetarja – Çfarë ndodh tani?
Doganieri – Vazhdo moj, asgjë! Ama po të kapen, thuaj i mora në Maqellarë.
Qytetarja – Po kam hallin mos më ndalon ndonjë kontroll, ndonjë tatimorë dhe më thotë…
Doganieri 2 – Çfarë është?
Doganieri – Ka marrë kafe, 10 pako kafe.
Doganieri 2 – Si, si? Prit 1 sekondë! Çfarë ka bërë?
Qytetarja – Kaluam tani, them…
Doganieri 2 – Po e di, unë të kalova.
Qytetarja – Ne morëm disa ushqime…
Doganieri 2 – Po…
Qytetarja – Kam hallin, mos më ndalon ndonjë tatimor rrugës edhe më pyet ndonjë gjë, ku i ke marr këto ushqime?
Doganieri 2 – A i ke me kasë fiskale?
Qytetarja – Këtë kam.
Doganieri 2 – Kasë fiskale maqedonase, ç’lidhje ka? Çfarë vlere kanë ata?
Qytetarja – Kam marrë kafe e gjëra kështu, prandaj.
Doganieri 2 – Sa kafe ke marrë?
Qytetarja – 10 kile.
Doganieri – Kafja drogë është.
Qytetarja – Këtë kemi hall edhe ne.
Doganieri – Eshtë tip droge mor, kafja.
Qytetari – Jemi qytetarë të ndershëm.
Doganieri – Ku di unë, 10 kg kafe rrugës.
Qytetarja – Këtë kemi hall edhe ne, prandaj erdha të të pyes.
Doganieri 2 – Moj ti zonjë, ku rrini ju?
Qytetarja – Në Tiranë, prandaj kemi hallin…
Doganieri 2 – Po 10 kile kafe nuk lejohen të kalojnë në doganë, tani unë nuk ju kontrollova…Doganieri – Si nuk i paskemi pa?
Qytetari – Je i respektuar xhaxhi!
Doganieri – Ne s’kemi parë gjë. Xhaxhi, shëndet!Qytetarja – Mirupafshim! Faleminderit!
Pikat doganare fillimisht duhet të kontrollojnë të gjitha automjetet pasi mund të sjellin në Shqipëri produkte në mënyrë ilegale, pra pa paguar taksa, si dhe produktet mund të rezultojnë jashtë standarteve. /tvklan.al