Merkato te Juventusi, Ancelotti synon t’i rrëmbejë Pirlos lojtarin e preferuar

schedule14:09 - 12 Mars, 2021

schedule 14:09 - 12 Mars, 2021

Everton po bën mirë këtë sezon në Premier League dhe gjatë merkatos së verës Carlo Ancelotti kërkon ta përforcojë akoma dhe më shumë ekipin e tij. Një nga dëshirat e tij është mesfushori i Juventus, Adrien Rabiot, i cili po shkëlqen me bardhezinjtë nën drejtimin e Andrea Pirlos.

Sipas raportimit të mediave angleze, francezi përlqehet shumë nga Pirlo, por mund të lihet i lirë në rast se klubi anglez do të paguajë klauzolën e lojtarit. Kujtojmë që 25-vjeçari është nën kontratë me torinezët deri në vitin 2023 dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 32 milionë euro.

 

Duke parë gjendjen e vështirë financiare që po kalojnë, drejtuesit e Juventusit mund ta pranojnë shitjen e Rabiot në rast paguhet klauzola e tij. Deri në këtë fazë të sezonit, mesfushori numëron 21 ndeshje në Serie A, ku ka shënuar dhe 2 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!