Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti deklaroi sot se për disa javë do të arrijnë vaksinat për Covid-19 në vend.
Hoti, në mbledhjen e Komitetit për COVID-19, theksoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë së Kosovës, se vendi nuk hyjë “në lojëra për ta marrë vaksinat” që vijnë nga vendet e dyshimta.
Komentet e Hotit në mbledhjen e Komitetit për COVID ishin për vaksinën ruse Sputnik V dhe atë kineze.
“Kemi bërë të gjitha përpjekjet për të sjellë vaksinën sipas standardeve të BE-së. Nuk kemi hyrë në lojëra për të sjellë vaksinën nga vendet e lindjes, vaksina këto të cilat nuk janë të certifikuara nga vendet e BE-së. Ata që kritikojnë pa nevojë nuk e tregojnë të vërtetën se ka kanë ardhur qindra vaksina në vendet e regjionit të cilat janë me origjinë të dyshimtë.” /abcnews.al/