Amerikanët po kërkojnë dashurinë ndërsa presin në radhë për t’u vaksinuar

schedule10:02 - 12 Mars, 2021

schedule 10:02 - 12 Mars, 2021

Amerikanët që kanë radhën për t’u vaksinuar po i përdorin datat e marrjes së dozave si një mundësi për të njohur njerëz dhe pse jo, për të gjetur dashurinë.

 “Edhe nënës sime shtatëdhjetë e ca vjeçare bashkë me një të afërme u bënë ftesa për të dalë ndërsa prisnin në radhë për vaksinim. Unë po ju them që njerëzit janë gati. Kjo verë do të jetë e egër, ” shkroi Kaitlyn Greenidge këtë muaj në tweet që u bë virale dhe mori mbi 203,000 pëlqime.

Në komente, përdorues të tjerë shkruajnë të njëjtën gjë.

“Nënës sime 89-vjeçare i ndodhi e njëjta gjë,” shkroi një prej tyre.

Të tjerë po flirtojnë me punonjësit e tjerë në qendrat e vaksinimit.

“Gardiani kombëtar që më kontrolloi ID, sot ma bëri me sy kur më dha dokumentet e konfirmimit..” komentoi një tjetër. Si duket rregullat anti-covid dhe një vit pandemi kanë dhënë efektet e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!