Zjarr në një fabrikë veshjesh në Egjipt, humbin jetën 20 persona

schedule07:53 - 12 Mars, 2021

schedule 07:53 - 12 Mars, 2021

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën ndërsa 24 të tjerë u lënduan si pasojë e zjarrit që përfshiu një fabrikë në qytetin Qalyubia, në veri të Egjiptit.

Mediat e huaja bëjn ëme dije se ngjarja ka ndodhur në një fabrikë veshjesh në Al-Ubur , ndërsa drejt vendngjarjes janë dërguar 10 automjete të ndihmës së shpejtë dhe 15 automjete zjarrfikëse, thuhet nga kabineti i guvernatorit të Qalyubia-s.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me rënien e flakëve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!