Meghan Markle bëri të paktën 13 udhëtime personale jashtë vendit pasi filloi të dilte me princin Harry, pavarësisht se gjatë intervistës së bujshme deklaroi se pallati mbretëror ia mori pasaportën kur iu bashkua familjes. Dukesha e Sussex-it i tha Oprah Winfrey dorëzoi pasaportën e saj kur u bashkua me palën mbretërore në 2016.
“Kur iu bashkova asaj familjeje, kjo ishte hera e fundit, derisa erdhëm këtu që pashë pasaportën time, patentën time, çelësat e mi“, tha Markle. Por persona pranë saj janë shprehur për gazetën britanike “The Sun” se 39-vjeçarja vizitoi të paktën 10 vende të ndryshme si turiste, dhe duhet të ketë paraqitur pasaportën e saj.
Përveç Mbretëreshës Elizabeth, të gjithë anëtarëve të familjes mbretërore u kërkohet të kenë një pasaportë në udhëtimet jashtë vendit, sipas The Sun. Çifti gjithashtu mori pjesë në tre turne zyrtarë mbretërorë në Marok dhe në Zelandën e Re, Tonga dhe Fixhi. Çifti gjithashtu vizitoi Italinë dy herë, përfshirë një herë në gusht 2018, dhe disa vende të tjera. /abcnews.al