Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Kavajës për të takuar qytetarë dhe sipërmarrës. Me të mbërritur në Kavajë, Basha u prit nga një grup mbështetësish entuziastë. Për t’i përshëndetur dhe falenderuar, kreu i PD, hipi sipër makinës ndërsa mbante dy gishtat lart.
Basha, po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që të mbanin distancën, pasi ndodheshin shumë afër njëri-tjetrit. Nga ana tjetër turma thërriste “Poshtë komunizmi!” dhe “Rama ik!”
“Zëri i Kavajës ka qenë zëri i ndryshimit.. Një porosi ju lutem, mbajmë pak distancë se jemi shumë afër njëri-tjetrit. Bashkë për ndryshimin, Rama ik, Shqipëria fiton.” sb/abcnews.al/