Eliminimi nga Porto në Champions League që në fazën e 1/16-ve duket se ka tronditur strukturat e klubit të Juventusit. Drejtuesit po planifikojnë rindërtimin e ekipit në merkaton e verës si dhe një çështje tjetër madhore është Cristiano Ronaldo.
Sipas raportimit të “Tuttosport”, e ardhmja e portugezit në Torino është në dyshim, sidomos pas largimit nga gara në Champions. 36-vjeçari ka ende një vit kontratë me bardhezinjtë, por ai e di shumë mirë se nuk është e lehtë që të gjejë një klub që i garanton të njëjtën pagë që përfiton aktualisht te “Zonja e Vjetër” (31 milion euro në sezon).
Ronaldo ka sjellë përfitime të mëdha tregtare te italianët, por ka bllokuar paksa tregun e transferimeve dhe kjo situatë është bërë akoma dhe më e komplikuar gjatë pandemisë së koronavirusit. Dyshimet janë të shumta për CR7, por me shumë mundësi ai do të qëndrojë edhe një sezon te Juventus e më pas të largohet. /abcnews.al