Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar me 70 vota për dhe 30 në postin e prokurorit emrin e propozuar nga Biden, Merrick Garland.
Garland, 68 vjeç, do të marrë përsipër udhëheqjen e Departamentit të Drejtësisë, pas një periudhe të trazuar nën ish-presidentin Donald Trump.
Trump ka insistuar që prokurori i përgjithshëm të jetë besnik ndaj tij personalisht. Prokurori i parë i përgjithshëm i Trumpit, Jeff Session, ka dhënë dorëheqje pas presionit të presidentit, në lidhje me hetimet që ka bërë Departamenti i Drejtësisë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në SHBA.
William Barr, i cili ka zëvendësuar Session, ka dhënë dorëheqje në ditët e fundit të administratës Trump, pasi ai i ka hedhur poshtë pretendimet e tij të rreme për mashtrime të gjera në zgjedhje./abcnews.al