Nga Pascal Soriot, The Guardian
Covid-19 është një virus që nuk njeh kufij dhe ka shkaktuar vuajtje të tmerrshme në të gjithë botën. Tani më shumë se kurrë, duhet të kujtojmë se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.
Siç ka thënë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus , një qasje “unë i pari ” për vaksinimin nuk do ta mposhtë Covid.
Kjo është arsyeja pse AstraZeneca, po punon partnerët e iniciativës shumëpalëshe të Covax , për t’u siguruar që njerëzit në të gjithë botën të kenë qasje në vaksinat e sigurta, efektive kundër Covid-19, kudo që jetojnë dhe pavarësisht nga niveli i të ardhurave.
AstraZeneca ishte kompania e parë globale farmaceutike që dha mbështetjen e saj për nismën dhe vaksina do të jetë kontribuuesi i vetëm më i madh në gjysmën e parë të këtij viti. Kohët e fundit, OBSH miratoi përdorimin emergjent të vaksinës AstraZeneca , duke hapur rrugën për shpërndarjen e saj të shpejtë, duke përfshirë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Në 10 ditët e kaluara, dërgesat e para të vaksinës kanë mbërritur në më shumë se 30 vende, duke përfshirë Gana, Senegal, Ruanda, Republika Demokratike e Kongos, Kamboxhia, Filipinet dhe Moldavia, me qëllim furnizimin e 142 vendeve me miliona doza të vaksinës gjatë muajve të ardhshëm.
Ky furnizim përfaqëson vaksinën e parë të Covid-19 për shumë prej këtyre vendeve. Për disa, ai do të jetë burimi kryesor i tyre i vaksinave. Ka një sërë të dhënash që demonstrojnë se sa efektive është kjo vaksinë.
Të dhënat e fundit të botës reale nga 1.1 milion njerëz në Skoci tregojnë se ato janë shumë efektive. Vaksina zvogëlon rrezikun e shtrimit në spital me 94% pas vetëm një doze. Këto zbulime u mbështetën nga të dhënat nga Shëndetit Publik Angli , të cilat treguan efektivitetin shumë të lartë të vaksinës te personat më të rrezikuar dhe të moshuarit.
Franca, Gjermania dhe Suedia kanë aprovuar vaksinën për personat mbi 65 vjeç.n Por asnjë vaksinë, sado e efektive të jetë, nuk mund të mbrojë komunitetet derisa të vaksinohet e gjithë popullsia.
Për të luftuar këtë pandemi, ne kemi nevojë për shkallë dhe shtrirje globale – dhe ne duhet të veprojmë me shpejtësi.
Kjo është arsyeja pse kompania ka krijuar më shumë se një duzinë zinxhirësh rajonalë të furnizimit në të gjithë botën për të prodhuar vaksinën, duke përdorur kapacitetin e tyre industrial por gjithashtu duke ndarë njohuritë me më shumë se 20 partnerë, në mënyrë që ata të shtojnë fuqinë totale të prodhimit .
Megjithatë, zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine është një përpjekje shumë komplekse. Zhvillimi i një vaksine është një proces biologjik që nuk lejon shumë vend për gabime, prandaj është e pashmangshme që të ketë sfida gjatë rrugës.
Ne e dimë që vaksinat nuk mund të prodhohen shumë shpejt, por është e rëndësishme të kuptojmë se jemi akoma në fazat e hershme të një procesi prodhimi prej disa muajsh.
Më këtë ritëm prodhimi i vaksinave do të rritet dukshëm dhe miliona njerëz do të kenë mundësinë të vaksinohen. Nëse Covid na ka kujtuar të gjithëve për cenueshmërinë tonë kolektive, gjithashtu ka demonstruar se kur bashkëveprojmë së bashku, ne mund të jemi shumë më të fortë.
Shkenca është një përpjekje bashkëpunuese dhe lufta kundër Covid-19 ka treguar se si qeveritë, industria, institucionet ndërkombëtare dhe akademia mund të bashkohen për të arritur diçka të jashtëzakonshme, raporton abcnews.al
Vaksinimi i njerëzve në të gjithë botën është pa dyshim programi më i madh i shëndetit publik në histori.
Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Tani kemi vaksina shumë efektive që tejkalojnë ëndrrat më të pamundura të asaj që dikush kishte imagjinuar 15 muaj më parë kur u identifikua për herë të parë Covid-19.
Është me të vërtetë një nga arritjet më të mëdha shkencore të njerëzimit.
AstraZeneca është angazhuar për të furnizuar miliarda doza në të gjithë botën pa asnjë fitim, pavarësisht nga niveli i të ardhurave të një kombi.
Kompania bashkoi forcat me Universitetin e Oksfordit për të kombinuar ekspertizën e tyre dhe për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinës. Dhe pa asnjë përfitim, sepse kjo është përgjigja e duhur ndaj kësaj emergjence globale të shëndetit publik.
Nëse qëndrojmë gjatë kursit, këto vaksina shumë të efektshme do të fillojnë të hapin rrugën drejt diçkaje që përafron me normalitetin gjatë këtij viti.
Por ne do ta bëjmë këtë vetëm nëse mund të sigurohemi që të ketë vaksina në dispozicion për të gjithë.
Kjo është urgjenca shëndetësore globale më serioze e jetës sonë, prandaj përgjigja duhet të jetë globale. Vetëm atëherë fuqia mahnitëse e shkencës do të shfrytëzohet në potencialin e saj të plotë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

