Politologu Adri Nurellari, i ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” foli për fushatën elektorale, listat e kandidatëve si edhe projektet e prezantuara nga partitë politike për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit.
Nurellari u ndal tek komunikimi online i kryeministrit, Edi Rama gjatë ditës së djeshme të zhvilluar me kandidatët e PS-së.
Sipas tij Rama gjatë fjalës së e përdori ironizimin si një shenjë provokimi.
“Opozita duhet ta përçmojë këtë tentativë të përdorur nga zoti Rama. Është mirë që të shpalosë vizionin dhe alternativën e saj, në mënyrë që të mos bjerë pre e provokimeve. Rama përdori fytyra që revoltojnë PS, sfida e PS-së këtë herë nuk është për të bindur votuesin e lëkundur.
Qëllimi kryesor është t’i revoltojë socialistët. Përse nuk vendosi figura nga PD-ja që kanë një figurë profesionale? Ai në atë komunikim kishte synim një mobilizim të socialistëve. Ai ka zgjedhur ta portretizojë veten si promovues i grave, por dje tregoi se këtë synim nuk e ka pasur me të vërtetë”, tha më tej Nurellari.
/abcnews.al/