Mëngjesin e kësaj të enjte një 16 vjeçar nga Kosova i infektuar me Covid ka humbur jetën.
Në prag të një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.
Infektologia nga Spitali Regjinal i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani, një një deklaratë për mediat ka bërë me dije se ka humbur betejën me Covid një 16 vjeçar nga Vitia.
Adoleshenti prej 8 ditësh ndodhej në gjendje të rëndë dhe fatkeqësisht si pasojë e temperaturës së lartë dhe problemeve të shumta në mushkri i riu ka ndërruar jetë.
Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 1,674 persona.e.su./abcnews.al