Lëvizja në rrugët rurale pjesërisht me zinxhirë, si është sot situata në Kukës

schedule09:10 - 11 Mars, 2021

schedule 09:10 - 11 Mars, 2021

Në Kukës situata e motit paraqitet e qetë, ndërsa rrugët nacionale janë të kalueshme.

Sipas autoriteteve punimet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë vijuar gjatë gjithë kohës, ndërsa për segmentet ku janë hasur problematika është bërë edhe kriposja.

Informacion- Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

Nga kontraktorët është punuar gjatë gjithë  kohës për mbajtjen në gatishmëri të rrugëve , duke bërë kriposjen në ato segmente ku ka problematika.

Angazhimi i  kontraktorëve që kanë në performancë rrugët nacionale është i plotë.

Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë , përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale .

Nga strukturat përgjegjëse të bashkive po punohet që këto rrugë që të jenë funksionale.

  • Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.
  • Furnizimi me ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.
  • Furnizimi me energji elektrike në përgjithësi është normal në të gjithë Qarkun Kukës përveç fshatit Bushtricë Nj.Ad Bushtricë, Nj.Ad Topojan dhe Shishtavec Bashkia Kukës ,Nj.Ad Lekbibaj BashkiaTropojë dhe fshati Zarisht Qendër Krumë dhe Pogaj Nj.Ad Gjinaj Bashkia Has./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!