Federata globale e infermierëve bëri me dije se të paktën 3 000 infermierë kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa paralajmëroi edhe rrezikun për një eksod të punonjësve të personelit shëndetësor për shkak të presionit të madh shkaktuar nga pandemia, raporton AFP.
Tashmë 1 vit nga pandemia e Covid-19, Këshilli Ndërkombëtar i Infermierëve tha se mbingarkesa dhe stresi ka bërë që miliona infermierë të mendonin për të hequr dorë nga profesioni i tyre.
Nga ana tjetër shefi i ICN, Howard Catton tha se infermierët kanë kaluar “traumë” gjatë pandemisë për shkak të lodhjes fizike dhe asaj mendore.
“Ata kanë arritur një pikë ku kanë dhënë gjithçka munde”, shtoi më tej Catton.
/abcnews.al/