Fukushima, Japonia përkujton 10 vjetorin e katastrofës

schedule07:49 - 11 Mars, 2021

schedule 07:49 - 11 Mars, 2021

Japonia përkujton 10 vjetorin e katastrofës së trefishtë Fukushima.

Tërmeti më magnitudë 9, pasuar me një cunami dhe më pas shpërndarja e rrezatimit të centralit bërthamor shkaktuan vdekjen e më shumë se 18 mijë personave.

Në prefekturat Fukushima, Iwate dhe Miyagi u mbajt një minutë heshtje në të njëjtën orën kur edhe ndodhi tërmeti tragjik.

Në atë periudhë tërmeti ishte një nga më të fuqishmit dhe cunami i ndodhur më pas shkatërroi qytetet dhe infrastrukturën kryesore duke sjellë edhe shembjen e termocentralit bërthamor Fukushima Daiichi.

Ndërsa përveç mijëra viktimave kjo katastrofë e trefishtë shkaktoi zhvendosjen e pothuajse të gjysmë milioni të njerëzve, prej të cilëve besohet se mbi 40 mijë ende nuk janë kthyer në zonat e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/