FOTO/ Fotoja e kësaj murgeshe bëri të lotojnë miliona persona sot

schedule17:14 - 10 Mars, 2021

schedule 17:14 - 10 Mars, 2021

Myanmari është duke u përballur me një dhunë të pashembullt pas grushtit të shtetit që ushtria bëri ndaj qeverisë. Çdo ditë në rrugët e qyteteve më të mëdha derdhen protestues që kërkojnë largimin e ushtrisë nga qeverisja e vendit, ndërsa numri i të vrarëve është i pallogaritshëm.

Gjatë ditës së sotme, një foto e shkrepur në Myanmar ka bërë të lotojë e gjithë bota teksa një murgeshë i përgjërohet ushtarëve që të mos qëllojnë me armë ndaj fëmijëve, raporton abcnews.al.

“Më mirë me vrisni  mua se sa fëmijët”, u dëgjua ajo t’i thoshte ushtarëve që po ndiqnin një grup të rinjsh që po vraponin pas kurrizit të saj.

“Pash që ushtarët po ndiqnin një grup fëmijësh, atëherë iu ula në gjunjë dhe i thash që më mirë të më qëllonin mua se fëmijët”, u shpreh murgesha e identifikuar si  Ann Rose Nu Taëng, 45 vjeçe.

Megjithatë, raporton AFP, ushtarët qëlluan me armë duke vrarë të paktën dy persona nga grupi që po largohej me vrap prej tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!