“Mbyllja në fundjavë mund të jetë e mjaftueshme”, kështu është shprehur presidenti i Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini, duke përjashtuar në këtë mënyrë mundësinë e një bllokimi total për këtë zonë.
Ai gjithashtu theksoi se për këtë zonë duhet edhe një vlerësim më i saktë për situatën e koronvirusit në mënyrë që të zinxhiri i infeksionit të arrijë të ndërprehet, pasi situata ka qenë shqetësuese.
Lexo edhe: 100,000 mijë të vdekur, Italia vendi i 6 me numrin më të lartë të viktimave nga Covid
Ndërsa Bolonja dhe Modena për shkak të infeksioneve shumë të larta, janë vendosur në zonën e kuqe, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë Italia është vendi i gjashtë në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi.
Që nga fillimi i pandemisë Italia ka shënuar mbi 100 mijë viktima, ndërsa më 10 mars ishte vendi i parë perëndimor në botë që vendosi masa të forta bllokimi.
/abcnews.al/