Një 49-vjeçar në Lezhë është arrestuar për kultivim lëndësh narkotike. Mësohet se me finalizimin e operacionit të koduar “Shënkolli”, u vu në pranga 49-vjeçari L. N., banues në Shënkollë.
I arrestuari kishte kultivuar disa fidanë narkotikë të dyshuar cannabis sativa në kubikë dhe vazo, në bodrumin e një ambienti të mbyllur që e kishte përshtatur me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu çifte që e mbante pa leje dhe pajisje që kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në ambientin e përshtatur për kultivimin e kanabisit. sb/abcnews.al/