U rrah brutalisht gjatë protestave të dhunshme në Athinë, polici: Jam mirë do të duroj

schedule08:00 - 10 Mars, 2021

schedule 08:00 - 10 Mars, 2021

Mbrëmjen e djeshme Athina është përfshirë nga protesta të dhunshme. Marshimi ka nisur në Nea Smyrni, si revoltë kundër dhunës policore, ndërsa përplasjet fizike kanë qenë të forta.

Në mediat greke kanë qarkulluar pamje të rënda të rrahjes brutale të një oficeri policie, 24-vjeç. Përplasjet kanë qenë të forta dhe 24-vjeçari është goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, ndërsa ai vetë ka thënë: “Jam mirë do të duroj”.

Lexo edhe: VIDEO/ Protesta të dhunshme në Athinë, plagoset rëndë oficeri i policisë

24-vjeçari është me origjinë nga Serres dhe po merr trajtim mjekësor në spitalin Ushtarak 401, shkruajnë mediat greke, duke theksuar se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

 

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!