Një protestë e dhunshme ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamje të rënda, ku një oficer policie është rrahur brutalisht ndërsa gjaku mbulon trotuarin.
Polici i plagosur u dërgua në spital, ndërsa u rrah nga disa persona të mbuluar me kapuç, në kryqëzimin e rrugëve Plastira dhe Agias të kryeqytetit grek.
Për shkak të incidenteve në rrugë ambulancës iu desh më shumë se 30 minuta për të mbërritur që të merrte oficerin e plagosur.
Sipas informacionit nga spitali, ai nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë i plagosur në spital ka mbërritur edhe një tjetër polic, i cili ka marrë dëmtime në dorë.
Marshimi nisi në sheshin Nea Smyrni në protestë kundër dhunës policore, dy ditë pas incidenteve që ndodhën në sheshin e zonës, me rrahjen e një qytetari në mesditë dhe akuzat për sjellje arbitrare nga policia.
Me parullën “Kam dhimbje” mijëra qytetarë u mblodhën për të protestuar kundër incidenteve të dhunës policore. Më parë, njerëzit u mblodhën në sheshin Nea Smyrni, pas një thirrje përkatëse, ndërsa makinat e policisë ishin rreshtuar rreth sheshit, dhe në vend ELAS. g.v/abcnews.al