Meghan Markle dhe Princi Harry tronditën botën me deklaratat e tyre në intervistën e dhënë për Oprah Winfrey, që u ndoq nga 17 milionë persona në mbarë botën. Duka dhe dukesha e Sussex-it folën për situatën që i detyroi ata të hiqnin dorë nga rolet mbretërore.
Markle tregoi se pas një fillimi të mbarë, situata u përkeqësua pas martesës ndërsa tregoi se madje kishte menduar dhe vetëvrasjen. Meghan bëri një tjetër deklaratë të fortë, ku u shpreh se një prej anëtarëve mbretëror kishte shprehur shqetësimin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj, Archie.
Lidhur me këtë ka reaguar dhe babai i dukeshës, Thomas Markle i cili në një intervistë për “Good Morning Britain” i cilësoi akuzat e vajzës së tij si gjepura. Ai më tej shtoi se ishte mërzitur kur pa të bijën teksa shprehej se jeta mbretërore kishte qenë stresuese sa kishte menduar vetëvrasjen.
“Unë kam shumë respekt për mbretërit dhe nuk mendoj se familja mbretërore britanike është raciste,” u shpreh Thomas. Ndërsa përsa i përket deklaratës së Meghan se familja mbretërore ishte e shqetësuar për ngjyrën e djalit, i ati u shpreh se “dikush mund të ketë bërë një pyetje idiote” dhe se kjo nuk do të thotë se mund të jetë racist. /abcnews.al