Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte disa orë pas publikimit dhe zyrtarizimit të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit ka zhvilluar një deklaratë për mediat ku ka komentuar emrat e përfshirë në lista.
Rama daljen e tij të parë publike pas zyrtarizimit të mediave ka bërë publik dhe sloganin e socialistëve për zgjedhjet e prillit që është “Shqipëria e Ardhmja Jonë”.
Ndër të tjera shefi i qeverisë në fjalën e tij ka theksuar se qëllimi i Partisë Socialiste është që ta bëjë Shqipërinë zgjedhje të parë të çdo shqiptari.
“Pas një procesi jo të shkurtër konsultimesh me publikun përmes anketimeve, fokus grupeve dhe kontakteve me kategoritë e ndryshme kemi arritur në konkluzionin se “Shqipëria e Ardhmja Jonë” është slogani dhe motoja jonë që karakterizon më mirë se disa opsione tjera që kishim përpjekjen tonë për mbajtjen e kësaj përpjekje dhe orientimin e saj. Në ditët në vijim do të fillojë edhe shpalosja e vizionit 2030 dhe plani i veprimit 2021-2025 që kanë në thelbin e tyre një ambicje të madhe për Shqipërinë.
Shqipëria e 2030 duhet të jetë zgjedhja e parë e çdo shqiptari dhe jo emigracioni të jetë zgjedhje e shumëkujt, që për një mije re një arsye preferon emigracionin dhe jo Shqipërinë.
Unë besoj se i kemi të gjithë mundësitë që të realizojmë këtë ambicje dhe tu krijojmë shqiptarëve perspektivën e një jete të denjë në tërësi”, është shprehur Rama.e.su./abcnews.al